Incidenti i rëndë i ndodhur në “Ferma VIP”, ku Fabjola Elezaj përdori një fjalor ofendues ndaj moderatores Arbana Osmani, ka sjellë një valë reagimesh nga personazhet publikë.
Së fundmi, aktori i njohur Rezart Veleshnja ka bërë një reagim mjaft të fortë në rrjetet sociale, duke dalë në mbrojtje të hapur të moderatores dhe duke mos i kursyer aspak fjalët e rënda ndaj banores.
None found
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, aktori ka theksuar vlerat e Arbanës si profesioniste, nënë dhe bashkëshorte, ndërsa ka kritikuar ashpër qasjen e afrimit të asaj që ai e quan “rini toksike” pranë figurave intelektuale që janë pjesë e formatit.
Në deklaratën e tij të plotë, të shoqëruar me një foto të moderatores, Veleshnja shkruan:
“Unë e kuptoj dëshirën e mirë për të integruar një pjesë të kësaj rinie toksike dhe të sëmurë pranë njerëzve intelektualë si Moza Ahmeti, Romir Zalla, Vis Pupa, Soni Malaj, por këto lloj mostrash nuk duhen qasur as në derën e tv e jo më t’i fusësh në një reality! Arbana është një nga (gocat) e tashme zonjat që unë e njoh që në kohën e kllapave që vendosa më sipër! Një gocë, zonjë, nënë, bashkëshorte e shkëlqyer që u mundua të integronte llumin dhe ta pastronte por mori si shkëmbim atë fjalë që është miliona vite dritë larg figurës së saj! E frikshme se çfarë po na dëgjojnë veshët! Arbana unë të njoh me vite dhe jam krenar që kam punuar në të njëjtin vend me ty dhe vështirë të kemi pranë në këto kohëra njerëz me nivel dhe inteligjencë si ty! Allahu e mëshiroftë atë “vajzën”!”.
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM.Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas ceremonisë së varrimit të kriminelit të dënuar për gjenocid,…
Gazetarja e CNN, Isa Soares ka treguar sërish mbështetje ndaj protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët vijojnë prej tre muajsh…
Ambasadorja e re e Bashkimit Europian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, po zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama…
Arabia Saudite ka reaguar ashpër pas valës së sulmeve të Huthive, të cilat gjatë natës plagosën më shumë se 70…
Ousmane Dembele e ka përfshirë shokun e skuadrës te Paris Saint-Germain, Khvicha Kvaratskhelia, në tre zgjedhjet e tij më të…