Para disa javësh në media qarkulloi me shpejtësi një video, në të cilën një modele ftonte në Rusi Don Xhonin. Modelja e quajtur Ariana Li-Rey, publikoi në Instagram një video në të cilën shfaqej duke dëgjuar këngën “Make a pose” të Don Xhonit e këtë të fundit e thërriste më përkëdheli “zemër”.
“Po të presim në Rusi zemër”, shkroi Ariana.
Por siç duket dashuria e saj ndaj reperit shqiptar i tejkalon kufijtë dhe së fundmi ajo ka bërë një gjest shumë të veçantë ndaj tij. Modelja ka gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje ka shkruar poshtë emrin e tij.
“Në vend të mijëra fjalëve boshe”, ka shkruar ajo përkrah fotos së tatuazhit.