Duhet të të dalë gjumi që në orën 5 dhe të mjelësh lopën, Loredana i kthehet Jozit: Ta harrosh të zgjohem para vjehrrës… (VIDEO)

Gjatë mbrëmjes, Loredana dhe Jozi, kanë zhvilluar një bisedë  për lidhjen e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Gjatë bisedës, Loredana i ka thënë Jozit se ajo nuk mund të zgjohet para vjehrrës dhe të bëjë punët.

Këtë gjë Jozi e ka marrë me shaka, duke shtuar se do duhet të zgjohet që në orën 5 të mëngjesit.

Por, Jozi ka habitur me një deklaratë, teksa i ka thënë Loredanës se ajo do të jetë një nuse fshati.

Ai i ka thënë se do duhet që të mjelë lopën, e të bëjë të tjera punë fshati, deklaratë kjo që banores nuk i ka pëlqyer.

Mes tyre ka ndërhyrë dhe Laerti, i cili i ka thënë Loredanës që më mirë të ndahet që tani.

Biseda:

Loredana: Unë nuk jam nuse fshati! Më falni…

Jozi: Unë vij nga fshati zemra imë. Unë vij nga një fshat i madh… jetoj në Tiranë, kam vite që jam jashtë shtetit, por t’i do vish nuse në fshat zemra ime. Tani nuse fshati do bësh si them unë…

Laerti: Maksimumi ti do shkosh kollovar tek Loredana.

Jozi: Ti do zgjohesh në mëngjes të lidhësh qenin…

Laerti: Loredana ndahu që tani…

Loredana: Ti më duket se nuk e ke kuptuar akoma…

Jozi: A nuk mund ta bësh këtë gjë? Do zgjohesh të bësh kafen për vjehrrin, vjehrrën, për burrin…

Jozi: Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë…

Laeerti: Do kesh fshirë oborrin, do kesh mjelë lopën..

Jozi: Të kesh mbledhur vezët… pse si e di ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë…

Laerti: Aty të lë në fshat…

Jozi: Do ketë gjëra të tjera…

Loredana: Unë di të qeras, të bëj kafe, të shtroj tavolinën dhe të gatuaj, por për gjera të tjera, të më thuash mua që të zgjohem para vjehrrës, çfarë janë këto të tjerat ta harroni.

Jozi: Mos ja fut kot! Nuk e bën dot?

Loredana: Jo nuk e bëj. Vetëm po u zgjova për rastësi, por jo që ta kem për detyrë

Jozi: Duhet të të dalë gjumi vetë. Ti duhet të zgjohesh që në orën 5, të lahesh, të zbukurohesh si nuse…

Laerti: Të lahesh tek pusi me gjymë…

Jozi: Jo na ktheve mbrapa…

Laerti: Jo mos e ëmbëlso kot… do pastrosh bajgat tek oborri.

 


Shtuar 6.04.2025 14:45

Tags: ,