Dua Lipa uron publikisht të dashurin për ditëlindje: Personi im i preferuar në botë

Dua Lipa, përmes një postimi në Instastory, ka uruar të dashurin e saj Callum Turner për ditëlindje.

“Gëzuar ditëlindjen personi im i preferuar në botë”, shkruan këngëtarja, teksa ka ndarë edhe dy foto me aktorin që sot feston 35-vjetorin e lindjes.

Prej disa javësh këngëtarja shqiptare ka bërë publike lidhjen me aktorin, ndërsa ka dyshime në rrjet se ata janë fejuar.

Megjithatë, kjo nuk është konfirmuar nga ana e tyre.


Shtuar 15.02.2025 18:38