Dua Lipa ka gati albumin e saj të tretë dhe kjo është data e publikimit!

Në pranverë na presin publikime të albumeve të mëdha dhe tani mund të shtojmë një tjetër në listë. Dua Lipa ka gati albumin e saj të tretë “Radicak Optimism” dhe do të publikohet më 3 muaj.

Dua tashmë ka ndarë këngët “Houdini” dhe “Training Season”, por në listë jane edhe 9 këngë të tjera.

Në një deklaratë për shtyp, ajo e përshkruan albumin kështu:

“Disa vjet më parë, një mik më prezantoi me termin Optimizëm Radikal. Është një koncept që më bëri çudi dhe u bëra më kurioz teksa fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time. Më goditi – ideja për të kaluar me hijeshi nëpër kaos dhe për t’u ndjerë sikur mund të përballosh çdo stuhi”


Shtuar 14.03.2024 11:19