Dua Lipa udhëhoqi yjet që merrnin pjesë në festën e “Vogue” dhe “Tiffany & Co” BAFTA 2024 në Londër të dielën mbrëma.
Këngëtarja, 28 vjeçe, dukej mahnitëse me një fustan të zi të tejdukshëm me dantella, teksa iu bashkua Cara Delevingne dhe Anya Taylor-Joy në eventin e mbushur me yje.
Ajo ktheu mahniti me fustanin e saj që kishte një prerje me pupla dhe zbulonte kthesat e saj të mrekullueshme, ndërsa e aksesoi me një qafore, shkruan DailyMail. Ndërkohë, modelja Cara, 31 vjeçe, veshi një fustan të guximshëm argjendi me me gjoks të hapur, teksa pozonte për fotografitë.
Ajo veshi taka të zeza me rripa dhe lëshoi flokët në valë të lirshme mbi supet e saj, ndërsa zgjodhi një grim me shkëlqim.
Diku tjetër aktorja Anya, 27 vjeçe, shfaqi barkun e saj të tonifikuar me një bluzë shumë të shkurtë të artë Fendi, të cilin e bashkoi me një fund mëndafshi ngjyrë bezhë.