Dua Lipa dhe Callum Turner po shkojnë drejt altarit!
Ylli i muzikës botërore, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, është fejuar me aktorin Callum Turner.
Lipa ka konfirmuar fejesën e saj me aktorin anglez disa muaj pasi filluan spekulimet. Ajo foli hapur për fejesën në një artikull për numrin e korrikut të revistës britanike Vogue, të botuar të enjten, duke e quajtur atë “shumë emocionuese”.
Megjithatë, çifti, ende nuk e ka një datë për dasmën. Këngëtarja tha se fillimisht duhet të përfundojë turneun e saj botëror, ndërsa Turner po xhiron.
“Po, jemi fejuar. Është shumë emocionuese. Jam shumë e emocionuar. Është mirë të dish që personi me të cilin do të kalosh jetën të njeh kaq mirë. Dua të përfundoj turneun tim, Calum është kthyer, kështu që thjesht po e shijojmë këtë kohë. Nuk kam qenë kurrë nga ato që mendojnë për martesë ose ëndërrojnë se çfarë lloj nuseje do të jem. Dhe tani papritmas them: ‘Oh, çfarë do të vesh?'”, komentoi ajo.
Marrëdhënia e Dua Lipës dhe Callum Turner bëri bujë për herë të parë në janar 2024, kur u panë së bashku në një festë pas premierës së serialit “Masters of Air” në Londër, në të cilin aktori 35-vjeçar luan.
Në korrik 2024, Lipa e bëri zyrtare marrëdhënien e tyre me një postim në Instagram, duke ngarkuar dy fotografi të buta nga Glastonbury, ku performoi drejtpërdrejt.