Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti Drenusha Latifit është shoqëruar në polici këtë të premte, pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Ai gjatë ditës ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, përgjimet e bisedave telefonike me ish-gruan e tij këngëtare, si kundërpërgjigje ndaj akuzave të saj për dhunë fizike dhe psikike.
Në këtë mënyrë ai ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës së Prishtinës, e cila ia kishte ndaluar që të mos i afrohet ish-bashkëshortes së tij dhe të mos komunikojë në asnjë mënyrë me të.
Kështu ka bërë të ditur avokatja e Drenusha Latifit, Saranda Keqekolla, e cila ka thënë se Kardesh aktualisht është duke u intervistuar.
“Ai është shoqëruar në stacion policor pasi ka shkelur dy aktvendime të Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ia ka ndaluar që t’i afrohet klientes time në distancë prej 50 metrave nga vendbanimi i saj si dhe vendimin që të mos komunikojë në asnjë formë me të, ta ngacmojë apo ofendojë. Tani po presim sepse intervistimi ende nuk ka përfunduar”, ka thënë avokatja Keqekolla.
Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë për…
Rreth 500 anëtarë dhe simpatizantë të Partisë Demokratike nga gjashtë qytetet e juglindjes, Korça, Pogradeci, Maliqi, Devolli, Kolonja dhe Pusteci,…
Shërbimet amerikane të inteligjencës paralajmëron për intensifikimin e përpjekjeve të Iranit për të goditur personelin amerikan në Lindjen e Mesme…
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka deklaruar se Milan Radoiçiqi dhe të gjithë personat përgjegjës për sulmin e…
Historiani dhe publicisti Auron Tare, ka reaguar pas publikimit nga kryeministri Edi Rama të një liste me fotografitë dhe emrat…
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, u ka bërë thirrje kubanëve që kërkojnë ndryshime politike në vend të bashkëpunojnë në…