Doli pa gjë nga BB VIP, Monika Lubonjës nuk i del e keqja, hedh akuza të forta mbi produksionin

Një ndër personazhet më të komentuar në “Big Brtoher VIP”, Monika Lubonja e cila dha shumë në atë shtëpi, u shpreh e zhgënyer nga produksioni kur doli. Sipas aktores ajo nuk ka marrë aq sa ka merituar në atë shoë e sidomos krahauar me banorët e tjerë.

Por duket se Monikës nuk i ka dalë akoma e keqja. Në një intervistë virutale me ndjekësit pyetjet më të shumta ishin rreth miqësive me ish-banorët e Big Brother.

Mirëpo çfarë tërhoqi vëmendje nga përgjigjet e Monika Lubonjës ishte njëra në lidhje me Donald Veshajn.
“Po me Donaldin (a ke miqësi)? Nuk është më mik i mirë. Gjithsesi momentet tuaja në Big i shikojmë ende.”-ishte pyetja e ndjekësit.

Aktorja nuk hezitoi të përgjigjej duke thënë se në të vërtetë miqtë duan kohë dhe asgje nuk është si duket. Përveç kësaj, Monika hodhi dhe një thumb, për organizatorët e spektaklit duke u shprehur me fjalë të tjera se janë ato që vendosin si del një njeri në sytë e publikut.

“Miqtë duan vite dhe kohë të quhen të tillë, nuk mjafton një format televiziv.Të gjithë janë të mirë ose jo, varet nga montazhi,”– është shprehur Monika.