Meri dhe Gazi, dy banorët e Big Brother VIP janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri tjetrin, me tone kërcënuese.
Të ulur në sallonin e shtëpisë, Meri është revoltuar pasi i kanë përmendur moshën.
Meri: Guxove edhe njëherë të ofendosh në moralin e njerëzve do të bëj copash në kuptimin e mirë të fjalës. Do shkrumboj ikonë dhe figurën tënde në çdo cep. Kaq mbaje mend.
Meri: E kam atë forcë. Do të shkrumboj fare.
Meri: E di unë se çfarë do të bëj.
Meri: E do bëj magji, magjinë e surratit tat, ke inat ti?
Ndërkohë banorët e tjerë i kanë kërkuar Merit që të qetësohet, pasi Gazi po e bën qëllimisht që ajo të nxehet dhe të dalë nga loja e imunitetit.
Kujtojmë që në sfidën e imunitetit ka qenë skuadra e Romeos, në të cilën përfshiheshin: Vesa, Roza, Rike, Heidi, Egla, Arta dhe Elvisi, që është shpallur truimfuese, duke fituar kështu imunitet në nominimin e ardhshëm.