Do të mbjell flokët? Blendi Fevziu publikon modelin fitues nga konkursi dhe është epik (FOTO LAJM)

Gazetari i njohur Blendi Fevziu, është një nga figurat më ikonike të ekranit në Shqipëri. Mes cilësive e gjërave që e identifikojnë, krahas emisionit “Opinion”, librave të shkruar apo udhëtimeve, pa dyshim përfshihet dhe pamja pa flokë.

Por si do të dukej ai me flokë të gjatë? Me kaçurrela? Me mjekër të thinjur?

Epo, në epokën e teknologjisë, mund t’i shohim të gjitha këto. Blendi Fevziu ka postuar së fundmi, një album të tërë, në Instagram, me pamje të ndryshme, që na shkrinë së qeshuri. Siç shkruan ai, pas një votimi 24-orësh, publiku ka zgjedhur si të preferuarin Blendin me kaçurrela, që deri diku na kujton këngëtarin Gena.

“Pas një votimi 24 orësh kjo foto e parë fitoi me ehunicë të ndjeshme votash. E ndjekur nga fotoja dytë. Falënderoj edhe një klinikë që më ofroi të më mbjellë flokët dhe të mi bëjë kacurrela si këtu”, shkruan gazetari me humor.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu)


Mirëpo, ai preferon të mbetet si në foton e fundit, ashtu siç është në të vërtetë… pa flokë.

Kjo nuk është hera e parë që Fevziu shpërndan të tilla postime, ku kryefjalë është humori. Madje ai, ndryshe nga shumë figura të tjera, pranon me sportivitet dhe vendos që t’i ndajë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale memet që lidhen me të, duke treguar se e kupton humorin në rrjet dhe se shakatë i merr me pozitivitet.

Dhe duhet ta pranojmë, që fakti që është pa komplekse e bën figurë edhe më të dashur për publikun, krahas profesionalizmit e kontributit shumëvjeçar në median shqiptare.


Shtuar 2.12.2021 11:18