Do të ketë një ballafaqim me Gjestin? Xheneta zbulon të vërtetën

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, ka folur për herë të parë për Gjestin.

Në emisionin “Kosova today”, ish-banorja u shpreh e prerë se me ish-të dashurin e saj, nuk do të ketë asnjë përballje në “Big Brother VIP Albania”.

Për disa ditë me radhe në portale ka qarkulluar lajmi se Xheneta do të futet brenda “BBVAL” për një takim me Gjestin, por ish-banorja e ka mohuar këtë gjë, madje tha se artisti është njeriu i fundit që ajo do ketë kontakt me të.

“Jom e shokume edhe zhgënjyme e lënduar veç për faktin se kom pas dyshime në raport me te. Ndjenjat e tij ndaj meje nuk kanë qenë të sinqerta nëse një person dashuron nuk munet mas 10 dite me shku m`i ba të njëjtat gjëra si me mu. Loja është e përsëritur më vjen keq nëse edhe një femër bie viktimë sikur une. Qekjo më bën të lëndume, edhe kur vendosa mos mi dhan shanse nuk ka pas asnjëherë qëllimin mem dhan siguri brenda meje.

I kam parë të gjithë lajmet. Më vjen keq për njerëzit që mendojnë se unë i shfrytëzoj për famë. Në asnjë story nuk ka m`u përmend emri i tij. Ishalla e shoh sa më lart. Kur ai e ka mbyll lidhjen me m`u edhe e ka përmend “u kry çdo sen” nuk ka pas nevojë me përmend në një format tjetër. Nuk i besoj aspak dhe është personi i fundit që mundet me pas kontakt me mu”, tha Xheneta për Gjestin.


Shtuar 4.02.2025 15:57