Briseida dhe Jori janë çifti i parë që hyjnë në Big Brother VIP 4. Më herët Ledioni tregoi se 6 banorë të rinj do bëhen pjesë e Big Brother VIP mbrëmjen e sotme, por njerëz të zakonshëm dhe jo “VIP”.
Çifti Briseida dhe Jori janë një konkurent i vetëm, ajo është më e madhe në moshë dhe shumë xheloze, ndërsa ai vetëm 27-vjeç. Ndërsa treguan se janë njohur dhe dashuruar në Tik Tok, çifti deklaruan se do bëhen prindër brenda shtëpisë.
Personazhet e rinj do të qëndrojnë në një shtëpi brenda oborrit të BBVA e cila do të quhet “Shtëpia e Borbardhës me 7 xhuxhat”.