“Do marr valixhet do largohem”, çfarë e bëri Olta Gixharin të paralajmërojë largimin nga shtëpia “Big Brother”

Debati mes Olta Gixharit dhe Gent Hazizit është rindezur sërish në shtëpinë e “Big Brother”, këtë hetë me tone më të ashpra e me epitete që deri më tani nuk ishin dëgjuar mes tyre.

Një debat i mbartur prej ditëve të shkuara në fakt, i diskutuar edhe në Prime, këtë herë ka rinisur për shkak të larjes së enëve në shtëpi e është zhvilluar edhe më shumë, deri në pikën që Gixhari ka paralajmëruar daljen nga shtëpia.

Kështu, fillimisht debati ndodhi në kuzhinë, mes hatërmbetjeve të vjetra dhe zhvillimeve të reja.

Më pas Olta tha mendimin e saj të pakursyer për kolegun dhe ish-mikun.

E në fund, e nervozuar, aktorja tha se nëse Genti vazhdon me batutat e tij, do “marrë valixhet e do largohet nga shtëpia”, ndërsa banorët e tjerë e siguruan që do të penalizohej për to.


Shtuar 6.01.2023 11:38