Ish-banorja e “Big Brother Vip 2”, Nita Latifi, u përfol shumë gjatë pjesëmarrjes së saj në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”. Edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, këngëtarja e njohur vijoi që të qëndronte në qendër të vëmendjes së publikut.
Projektet e saj muzikore apo edhe postimet e ‘dyshimta’ në rrjetet sociale, bënë që Nita të komentohej herë pas here në rrjet.
Mbrëmë ajo ishte e ftuar në emisionin “Top Arena”, ku tregoi detaje nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.
E pyetur atë nëse do të kthehet vitin tjetër në “Big Brother VIP” si banore. Nita u shpreh se edhe pse ‘shtëpia e reality show-t nuk është e lehtë të qëndrosh, të shijon shumë’.
Alesia Bami: A është e vërtetë që do kthehesh vitin tjetër në BBV si banore?
Nita: “Nuk kam marrë ftesë, por nëse marr ndoshta do e kisha parasysh. Ajo shtëpi nuk është e lehtë të qëndrosh brenda, por të shijon shumë. Të shijon jashtëzakonisht shumë, kështu që…”.