Justin dhe Hailey Bieber do të mirëpresin fëmijën e tyre të parë. Përfaqësuesi i Hailey konfirmoi për PEOPLE se modelja është shtatzënë në muajin e gjashtë.
Lajmin e lumtur çifti e ka bërë të ditur me një postim të përbashkët në Instagram. Justin ndau një seri fotosh dhe një video të shkurtër me Hailey-n, e cila shihet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë dantelle Yves Saint Laurent nga Anthony Vaccarello.
“Ata do të jenë prindër të shkëlqyer dhe Justin do të jetë shumë i përfshirë. Ai është shumë i emocionuar për të rritur fëmijën e tij. Ata kanë gjetur një emër që mendojnë se është i përsosur. Ata gjithashtu kanë filluar të dekorojnë dhomën e bebit”, tha një burim për People.
Kujtojmë se Justin dhe Hailey u martuan në shtator 2018 në një gjykatë në New York, vetëm dy muaj pas fejesës së tyre. Pothuajse një vit më vonë, ata shkëmbyen betimet para familjes dhe miqve në Bluffton.
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…
Talenti i Barcelonës, Xavi Espart, ka bërë të qartë se nuk e sheh veten asnjëherë duke luajtur për rivalin e…
Jamal Musiala ka përjetuar vetëm dy episode neurologjike gjatë periudhës 12-javore të rikuperimit nga lëndimi muskulor, pavarësisht shqetësimeve në rritje…
Dashi Çdo aktivitet i mundshëm do të jetë i mirë për ju. Do të përpiqeni që çdo gjë ta shikoni…
Villarreali është larguar i revoltuar nga “Spotify Camp Nou”, pas humbjes 3-2 nga Barcelona, duke shprehur pakënaqësi të mëdha ndaj…
Evropa po hyn në një periudhë vendimtare zgjedhore, ku rezultatet e votimeve në disa prej vendeve më të mëdha të…