Në emisionin Për’puthen ishte hera e parë që djemtë mund të eleminon një vajzë.
Ata zgjodhën Arlidën, e njohur ndryshe si Tola, e cila kishte takimin e javës me Melikun. Ajo u shpreh mirënjohëse për eksperiencën dhe falenderoi produksionin për mundësinë.
Ai që u përlot ishte Albi Dhima, i cili ka pasur 3 takime me Tolën.
“Ka qenë vajza që kam pasur më shumë afrimitet”,- u shpreh Albi.
Gjithashtu edhe Meliku i dha një përqafim Tolës.
Kujtojmë se para disa javësh Tola pati një debat me ish-konkurrentin Artanin, i cili i tha pikërisht se djemtë po të ishte jashtë nuk do ja hidhnin sytë, por i bashkon programi.
Tola: Ritvana për çfarë e zgjodhe Artanin në takim?
Artani: Po e ka thënë arsyen Tola, se ti e ndrite, e ke parë veten si je? Si aeroplan pa pistë je.
Tola: Ti të kesh fatin të bësh takimet që bëj unë.
Artani: Ti i ke të gjitha takimet njësoj. Nuk e bën diferencimin.
Tola: Po pse ke ndritur ti takimin tënd?
Artani: Jo unë nuk ti kam akuzuar asnjëherë takimet, po mqs fole.
Tola: Ti nuk je në zgjedhjet e mia, nëse do me e dit.
Artani: As ti nuk je. Ti je me fat që je aty, se të ishe jashtë, gjysma nga çunat as sytë nuk do t’i hedhin.
Tola: Seriozisht e ke ti?
Artani: Flasin djemtë, i dëgjojmë muhabetet.