“Djalë i besës”/ Stresi flet nga arratia për raportin me Noizy-n

Stresi vazhdon të jetë aktiv në rrjete sociale edhe pse prej ditësh policia e Kosovës e kërkon për dhunën në Pejë.

Ai së fundmi u ka dhënë mundësi të pyesin më shumë përmes opsionit ‘pyetje-përgjigje’ në Instagram.

Njëra nga pyetjet që kishte të bënte me raportin e tij me artistin Noizy.

Aludohet në media se që me daljen e Noizyt është ftohur marrëdhënia e juaj, a është e vërtetë?”, ka qenë pyetja.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) tha: “Po jau them për herë të fundit…Ky fjali ka dalë më burrë se shumë që më dolën mua, dhe asgjë nuk ka mes nesh përveç se respektit e vëllazërisë takohemi rrallë e përmallë, ia kalojmë aq bukur sa nuk ia keni idenë. Djalë i besës i fjalës dhe mbi të gjitha mundohet veç me të bërë mirë, kjo është e gjitha”.


Shtuar 29.08.2024 18:41