DJ PM feston ditëlindjen, por mungon urimi i Sarës, fansat dyshojnë për ndarje

Në ditën e tij të lindjes, DJ PM ka ndarë një postim të veçantë ku ka falënderuar familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë mbështetur në rrugëtimin e tij personal e profesional.

Mes urimeve dhe emocioneve, ndjekësit kanë vënë re një detaj që nuk ka kaluar pa u komentuar, mungesën e çdo reagimi nga partnerja e tij, Sara Berisha.

Kujtojme, që çifti fitoi zemrat e publikut gjatë spektaklit “Big Brother VIP”, është përfolur shpesh për lidhjen e tyre të ëmbël dhe të qëndrueshme.

Por heshtja e Sarës pikërisht në këtë ditë të veçantë për PM-në ka ndezur spekulime në rrjet, me shumë fansa që pyesin nëse mes tyre ka ndodhur diçka.


Shtuar 19.06.2025 19:08

Tags: ,