Dita e Pavarësisë/ Luiz Ejlli emocionon ndjekësit me himnin patriotik të Gjergj Fishtës (VIDEO)

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Luiz Ejlli, ka uruar ditën e flamurit duke kënduar himnin e njohur patriotik të Gjergj Fishtës, që përmban vargjet “Bini toskë e bini gegë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Luizi uroi të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, duke shkruar:
Gëzuar ditën e Flamurit. Zoti i bekoftë të gjithë shqiptarët kudo që janë”.

Përveç urimit, ai interpretoi me pasion një nga këngët më të fuqishme të traditës shqiptare, duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit kombëtar dhe krenarinë për flamurin kuq e zi.

Kjo këngë, bazuar në vargjet e Fishtës, është një himn i fuqishëm që frymëzon shqiptarët dhe evokon historinë e lavdishme të kombit.

Performanca e tij emocionoi ndjekësit. Ai mori me mijëra pëlqime dhe komente që e përgëzuan.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)


Shtuar 28.11.2024 11:05