Që Grida Duma është një ndër politikanet më tërheqëse shqiptare, kjo gjë dihet dhe është diçka që është e stërthënë. Por sot po ju njohim me një tjetër yll të familjes së saj, motrën e Gridës, Geris Duma. Ajo është nënë e një vajzë me të cilën teze Grida pozoi vetëm pak ditë më parë dhe bëri xhiron e rrjetit për hijeshin që foto përcolli.
Motra e deputetes demokrate quhet Geris dhe është bërë e njohur më parë në ditën e dasmës së saj, pikërisht për prezencës e Gridës dhe sharmin e saj.
Geris Duma e ka ndërtuar jetën e saj në Neë York, ka studiuar atje dhe sot punon pranë një banke, por kohë më parë kur vendosi të provojë Shqipërinë, ishte spikere lajmesh në televizionin “Scan”.
Përsa i përket marrëdhënies së motrave, duket se është fantastike. Ato janë mbështetëset më të mëdhaja të njëra-tjetrës dhe këtë e kanë treguar në daljet e rralla publike si dhe në rrjetet sociale./albeu.com/