Dikur çift, Ronela Hajati dhe Young Zerka bëhen “bashkë” jashtë Shqipërisë (FOTO LAJM)

Ronela Hajati për disa vite me radhë jetoi një histori të bukur dashurie me Young Zerkën, edhe pse fjalët e thëna lart e poshtë për lidhjen e tyre nuk u konfirmuan kurrë. Megjithatë dedikimet që ata bënin për njëri-tjetrin në intervista dhe afrimiteti që shfaqnin tregonte shumë.

Mirëpo pas shumë vitesh papritur marrëdhënia e tyre mori fund dhe tashmë ata ndjekin rrugë të ndara.

Por profesioni i njëjtë bë që çifti të shfaqen bashkë e te ndajtnë të njëjtën skenë në të njëjtën ditë.
Ata do të performojnë bashkë dhe madje jashtë Shqipërisë, në një klab në Zvicër ditën e nesërme. Ronela e ka ndarë vetë postimin ku në poster shihet ajo ngjitur me Young Zerkën dhe Sabri Fejzullahun i cili gjithashtu do të performjë në të njëjtin vend.

Kjo nuk është hera e parë që pas ndarjes Ronela Hajati dhe Young Zerka performojnë bashkë në të njëtën skenë./albeu.com/


Shtuar 3.09.2021 14:25