Diddy ka fituar një çështje gjyqësore civile, ndërsa mbetet në paraburgim duke pritur dënimin në gjyqin e tij federal. Sipas TMZ, një gjykatë e Nju Jorkut ka rrëzuar një padi të ngritur nga një burrë i cili pretendonte se producenti i muzikës e drogoi dhe e sulmoi atë në një klub nate në Los Angeles në vitin 2015. Çështja u ngrit në shkurt, me paditësin, një artist në ngritje në atë kohë 23-vjeçar, i cili pretendonte se ra pa ndjenja pasi iu ofrua një pije dhe u zgjua nga “kontakti seksual i padëshiruar” nga Diddy.
Ai pohoi gjithashtu se biznesmeni e kërcënoi se do t’i shkatërronte karrierën nëse ai do të reagonte. Megjithatë, gjykatësi vendosi që padia ishte ngritur jashtë afatit, pasi afati i parashkrimit për raste të tilla në atë kohë ishte pesë vjet.
Pavarësisht një ligji të ri të vitit 2019 që e zgjat afatin e parashkrimit në 20 vjet, dispozita nuk është prapavepruese. Paditë kundër Bad Boy Entertainment dhe Combs Enterprises u rrëzuan gjithashtu.
Ky veprim vjen ndërsa Diddy ka parë raste të tjera civile kundër tij të rrëzuara, ndërsa dhjetëra ankesa mbeten aktive. Dënimi i tij në gjyqin federal pritet të shpallet më 3 tetor, per te mesuar nese do lirohet apo ajo.