Prej kohësh, në faqen zyrtare të “Big Brother VIP”, në rrjetet sociale është bërë e ditur për një ‘Giveaway’ që do të realizohet së shpejti.
Ndërsa pak minuta më parë është bërë e ditur se ky ‘Big Giveaway’ do të realizohet të shtunën.
Gjithashtu u zbulua edhe dhurata e parë e të shtunës— një banor i ri, i cili mund të jetë kushdo nga ju. Po po, një prej jush do të mund të bëhet pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” si banor.
Duket se “BBV” po ndjek rrugët e sezonit të fundit të “Grande Fratello”, ku një pjesë e konkurrentëve ishin personazhe VIP, ndërsa pjesa tjetër personazhe të panjohur për publikun.