Dhurata e çmuar që e bija i bëri Kim Kardashian-it për ditëlindje

Ditën e djeshme, ylli Kim Kardashian, festoi 44-vjetorin e lindjes së saj. Dhuratat padiskutim kanë qenë të shumta por më e bukura ka qenë ajo që e bija i ka dhuruar Kim-it.

Të hënën, më 21 tetor, themeluesja e SKIMS ndau një video të vajzës së saj North, 11 vjeç, duke i dhuruar asaj një gjerdan diamanti për ditëlindjen e saj të 44-të – e cila shfaqte një gdhendje shumë të çuditshme në pjesën e përparme.

Kardashian shfaqi bizhuterinë në një video të postuar në Instagram Stories. “North më mori këtë gjerdan diamanti. Wow” – tha ajo duke qeshur.
Më pas ajo zmadhoi gjerdanin duke mbajtur lart varësen në formë drejtkëndëshe për të parë më nga afër gdhendjen unike.


Shtuar 22.10.2024 16:48