Dhunohet fizikisht banorja në reality show-n shqiptar, rrjeti “ngrihet në këmbë”, kërkohet mbyllja e emisionit (VIDEO)

Një video nga një reality show në Kosovë ka shkaktuar reagime të shumta, ku një vajzë dhunohet nga një djalë. Bëhet fjalë për programin “It’s my home”, ku shihet djali që godet me shapkë vajzën në fytyrë. Vajza nis të qajë ndërsa djali thjesht shkon dhe merr shapkën sikur s’ka ndodhur asgjë.

Ai justifikohet duke thënë se vajza në fjalë i përmendi nënën një tjetër konkurrenteje nëna e të cilës kishte ndërruar jetë. Ajo që është dhe më shqetësuese është fakti se as produksioni dhe Autoriteti Televiziv i Kosovës nuk ka marrë asnjë masë rreth kësaj skene, duke lejuar promovimin e dhunës.

Për më tepër, një tjetër banore dëgjohet duke thënë: “Bravo, mirë ia bëre”. E përlotur, banorja që u sulmua dëgjohet teksa thotë “S’kam ardhur me më rrahur këtu”. Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe gazetari Vehbi Katjazi, i cili kërkon t’i hiqet licensa medias që ka këtë emision.

“Ku eshte Komisioni i Pavarur i Mediave? Pse lejohet dhuna live ne TV sado periferik qe eshte ai Televizion? Kjo eshte skandaloze, antinjerezore, bizare dhe e flliqt. Duhet te ndalet menjehere dhe ti merret licenca ketij televizioni pa asnje vlere. Horra!”, shkruan ai.


Shtuar 15.09.2022 10:53