Policia ka shpallur në kërkim ish-konkurrenten e “Për’puthen” Antonela Berishën dhe motrën e saj, Mariela Berishën.
Ato akuzohen për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.
Klea Prenga, tregoi dje se motrat Berisha e kanë dhunuar barbarisht dhe e kanë kërcënuar, pasi sipas tyre ajo është futur në mes të familjes së Marielës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për lokalizimin e shtetaseve A. B., 28 vjeçe, dhe M. B., 28 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/25 i Kodit Penal.
Këty dy shtetase, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, në ambientet e një lokali në Tiranë, dyshohet se kanë goditur me shishe qelqi në fytyrë shtetasen K. P., 24 vjeçe”,– njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
Një incident i rëndë ka tronditur futbollin bolivian, ku protagonisti i një akti të dhunshëm ishte vetë gjyqtari i ndeshjes,…
Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…
Kryetari i Prishtinës kërkon llogari nga Policia e Kosovës, pasi vendosja e muralit u pengua pavarësisht se Komuna kishte dhënë…
Forca e Sigurisë së Kosovës shënon sot, më 27 nëntor, Ditën e Forcës, një datë që simbolizon rrugëtimin dhe zhvillimin…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar…