Një episod i paprecedentë dhune u regjistrua në futbollin bolivian, pasi arbitri i finales së Kupës Pacena goditi me grusht në fytyrë portierin e skuadrës kundërshtare.
Ngjarja ndodhi pas përfundimit të sfidës mes Real Potosit dhe Always Readyt, kur gjyqtari Jordy Aleman u përfshi në një përplasje me portierin Cristian Martinez. I gjithë momenti u filmua nga kamerat televizive.
None found
Ndeshja e dytë përfundoi në barazim 0-0, por Always Ready siguroi titullin falë suksesit 3-1 të regjistruar në takimin e parë.
Menjëherë pas vërshëllimës së fundit, futbollistët e Real Potosit iu drejtuan Alemanit për të kundërshtuar disa prej vendimeve të marra gjatë finales. Përplasja u tensionua më tej kur Martinez u përball drejtpërdrejt me arbitrin.
Pas një debati të ashpër, Aleman reagoi fizikisht dhe e goditi portierin në fytyrë.
Ky veprim solli reagimin e menjëhershëm të lojtarëve të Real Potosit, të cilët iu turrën gjyqtarit. Për shkak të kaosit të krijuar në fushë, policia ndërhyri për të ndarë palët dhe për të nxjerrë Alemanin së bashku me ekipin e tij.
Raportimet e mediave vendase bëjnë me dije se, pas incidentit, arbitri nxori kartonë të kuq për katër futbollistë dhe tre anëtarë të stafit të Real Potosit.
Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në Bolivi, ndërsa Jordy Aleman mund të përballet me një pezullim të gjatë nga aktivitetet e futbollit.
Sipas Kodit Disiplinor të Federatës Boliviane të Futbollit, aktet e tilla të agresionit mund të dënohen me ndalim të ushtrimit të veprimtarive që lidhen me futbollin për një periudhë nga një deri në tre vjet.
Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury”, në ujërat territoriale të Libisë, ka hapur një tjetër front përplasjesh, këtë herë diplomatike,…
Kryetari i Prishtinës kërkon llogari nga Policia e Kosovës, pasi vendosja e muralit u pengua pavarësisht se Komuna kishte dhënë…
Forca e Sigurisë së Kosovës shënon sot, më 27 nëntor, Ditën e Forcës, një datë që simbolizon rrugëtimin dhe zhvillimin…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ngriti zërin në Kuvend gjatë seancës plenare kundër vendimit të qeverisë për paketën fiskale…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë thirrje për bashkimin e opozitës kundër qeverisë së Edi Ramës, duke deklaruar…
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, për nder të Ditës së Forcës, nderoi komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant…