Detaji që zbulon gjithçka, Beatrix dhe Donaldi janë ndarë? (FOTO LAJM)

Duket se gjërat jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP” nuk po shkojnë dhe aq mirë për Beatrix dhe Donaldin. U komentua gjatë fakti që Donaldi nuk është parë me këngëtaren këto ditë. Madje, ditën e parë jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri e kaloi me vëllezërit dhe miqtë e tij por pa Beatrix.

Po ashtu, kjo e fundit postoi një video nga surpriza që i bëri Donaldit në finale, duke e etiketuar. Mirëpo aktori as nuk i komentoi dhe as nuk i bëri “like”. Pasi kjo mori vëmendjen e fansave, këngëtarja “u hakmor”. As Beatrix nuk i ka bërë “like” Donaldit në dy postimet e fundit.

Sikur mos të mjaftonin këto, burime për “news31.com” bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme gjatë festës së “Big Brother VIP” me të ftuar ish-banorë dhe stafin e formatit, ata nuk kanë komunikuar e as nuk janë përshëndetur. Beatrix ka shkuar me vonesë në festë dhe është parë duke qëndruar larg Donaldit. Ky i fundit është shoqëruar nga Romeo dhe Elgiti, i veshur si Spiderman.

Në këto kushte kemi vetëm një pyetje: A janë ndarë Beatrix dhe Donaldi?


Shtuar 22.02.2022 09:28