“Denoncova G-Banin ne polici, ja çfarë “më bëri” Arbër Hajdari”/ Rrëfehet Arsida e Big Brother VIP

E ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Arsida Çerpja, foli për herë të parë mbi prapaskenat e një denoncimi që kishte në plan të bënte, arsyet pse vendosi ta mbyll dhe reagimet që mori pas këtij vendimi.

Një pjesë nga intervista:

Ester Bylyku: Është bërë edhe ajo çështja e denoncimit, e ke tërhequr apo vazhdon akoma?

Arsida Çerpja: Unë e kisha vendosur që do shkoja përpara, pastaj ai si profesionist që është e bëri shumë bukur pjesën e tij dhe mua me vërte më preku, edhe nga mënyra sesi foli.

Ester Bylyku: Tek komunikimi nis çdo gjë. Sa kollaj që mbyllen gjërat.

Arsida Çerpja: Pastaj fola dhe me Arbërin, më tha lëre këtë eksperience. Pastaj mora ofendime të tjera se pse e mbylla.


Shtuar 18.04.2025 22:44

Tags: