“Dëmtim të përhershëm të fytyrës së Arjanit”, Donald dhe Romeo Veshaj rrezikojnë burgim për plagosje

Gjatë gjithë kohës është përfolur për dy vëllezërit Veshaj, të cilët supozohet të kenë krye një plagosje të rëndë me dashje.

Kjo ngjarje ka të bëje me kohën kur Romeo dhe Donaldi kanë qenë në gjimnaz.

Më 27 maj 2022 Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të shqyrtojë dosjen e dy vëllezërve. Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj i cili kërkon që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo tu pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Sipas gjykatës kjo ngjarje mund t’ju rrezikojë vëllezërve dy vite burg.

Si ndodhi ngjarja?

Më 6 shkurt 2013 rreth orës 13:30 Arjani ka qenë pranë shkollës “Mustafa Qemal Ataturku” i shoqëruar nga një tjetër në pritje të të fejuarës së tij e cila ishte nxënëse në këtë shkollë.

Në kohën që vajza ka dalë nga shkolla afër saj ka kaluar një makinë duke xhiruar gomat dhe bërë veprime provokuese të cilat kanë shqetësuar Arjanin dhe menjëherë ky i fundit ka ndaluar drejtuesin e mjetit Romea Veshaj me të cilin ka debatuar dhe më pas të dy janë larguar.

Një ditë më vonë, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të kësaj të fundit.

Fillimisht ata kanë debatuar me Arjanin e më pas e kanë goditur së bashku me një grup shoqërie me sende të forta. Nga kjo ai ka marrë lëndime të rënda./albeu.com

Shtuar 12.05.2022 17:44