showbiz

Dekorimi i rremë nga Presidenti bëhet “mollë sherri” mes Çiljeta Xhilagës dhe Gjergj Lekës, këngëtarja: Zoti ua jep jetën njerëzve sipas shpirtit

Një lajm i rremë i qarkulluar në rrjetet sociale është kthyer në “mollën e sherrit” mes këngëtarëve Çiljeta Xhulaga dhe Gjergj Leka.

Çdo gjë nisi me një foto montazh të shpërndarë gjerësisht në rrjet, përmes së cilit pretendohej se Presidenti i Republikës kishte dekoruar Çiljetën me titullin “Mjeshtre e Madhe e Punës”.

Të lidhura

None found

Në këtë postim të shpërndarë gjerësisht u vu lehtësisht re reagimi i Gjergj Lkeës.I cili komentoi: “Duhet të jetë sarkazma e vitit…” teksa më tej shtoi: “Në qoftë se nuk është humor do të ishte dita më e turpshme e presidentit shqiptar”.

Përgjigja e këngëtares ishte e shpejtë, teksa ajo replikoi me një koment të gjatë , përmes së cilës e konsideroi si të turpshme mënyrën e reagimit të kantautorit.

“Qetësohu Gjergj, mik i dajës tim Orhan Zeneli, është thjesht një lajm i rremë. S’kam marrë asnjë dekoratë, por është e turpshme se si një artist si ty mund të shprehet në këtë formë me kaq mllef. Mirë komentuesit e thjeshtë që ju ka zënë zmera merimanga mllefi prej viteshpor të shprehesh ti është e turpshme.

Për çfarë kam kontribuar unë prej vitit 2000 e deri sot ka pak rëndësi për mua se sa vlerësohet. Edhe 41 vjeç sot dhe pa bërë këngë të reja prej vitesh edhe me 10 kilogramë më tepër në trup prap “full” e mbushur kur këndoj në koncert. Por për mua rëndësi ka që kam plotësuar ëndrrat e mia duke kënduar, prezantuar apo edhe aktruar se sa opinion i disave, dhe faleminderit Zotit që s’kam ego të errët që të arrij të nxjerr mllef për të tjerët. Qofsh mirë Gjergj, ndaj Zoti disa njerëz i ka lënë në hije se siç kanë shpirtin ja u jep edhe jetën.

Shëndet paç dhe uroj të të vijë pak turp nga vetja brenda ndërgjegjes tënde egoiste të errët që një shpirti artistik nuk i rri”, shkroi ajo.

Teksa më tej Gjergj Leka iu përgjigj duke i shkruar se e vlerëson Çiljetën si njeri por jo për kontributin e saj në artin shqiptar.

‘Të vlerësoj për vajzën që je, por jo për çfarë ke dhënë për artin shqiptar. Janë dy anë të ndryshme të medaljes. Më bëhet zemra mal kur shoh që kohët e fundit jeta jote dhe shijet e tua muzikore kanë ndryshuar. Të uroj jetë e muzikë me vlera. P.S. Përsa i përket turpit që duhet të kem unë, e thënë nga ti më bën të gajasem…”, shkroi ai duke e mbyllur replikën mes të dyve.

të fundit

Bajqinovci: Lista Serbe hoqi dorë nga formulimi antikushtetues

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Lista Serbe hoqi nga deklarimi i saj në Kuvend shprehjen “në emër…

2 minutes ago

Universiteti “Nënë Tereza” përballet me mungesë hapësirash, kërkohet zgjidhje deri në ndërtimin e kampusit

Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi…

9 minutes ago

Besëlidhja nis kampionatin me tronditje, Elvis Plori largohet nga drejtimi

BesëlidhjaElvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes [...]Read More...

14 minutes ago

Gjini: Vetëvendosje is targeting new elections on December 27

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar pak para vazhdimit të seancës konstituive se Vetëvendosje…

14 minutes ago

PDK suspends Vlora Çitaku’s candidacy for deputy speaker of Parliament pending Constitutional Court ruling

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar tërheqjen e përkohshme të kandidaturës së Vlora Çitakut për pozitën e nënkryetares së Kuvendit…

14 minutes ago

Zemaj: VV is playing games with the election of deputy speakers, LDK will not accept processes involving violations

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nuk mund të ketë tejkalim të zgjedhjes së nënkryetarëve, për të ndodhur…

15 minutes ago