Deklarata e Xhenetës nervozon Kaderin, lë studion në mes të emisionit

“Unë jam shumë mirë, jam në paqe, jam single”. E ftuar në një studio televizive Kader Kicaj, tregoi se aktualisht nuk është në një romancë. Ndërkohë, gjatë debatit që vijoi më tej, Xheneta tregoi se ish-partneri i Kaderit, Lumbardhi, me të cilin u njoh gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, e ka ngacmuar.

“Por, unë refuzova”, për shkak të respektit që kisha për Kaderin”, tha Xheneta. Por, kjo temë tensionoi Kaderin, e cila vendosi të ndërpresë diskutimin dhe të largohet nga studio.

Pjesë nga diskutimi:

Xheneta: Kur unë kam dalë nga BBV, normalisht që shumë ish-banorë të BBV 1 dhe 2, u bëjnë folloë gocave. Unë e di që në Big-un e saj, Kaderi ka qenë e lidhur. Kur kam dalë unë jashtë, dolën llafe që unë jam ngacmuar me atë. Nuk ka ndodhur kurrë. Unë nuk e kam pasur shoqe Kaderin, e kam takuar vetëm një herë në lokalin e një shoqeje…

Kaderi: A ka mundësi ta ndërpresim këtu këtë muhabet, se unë nuk erdha të flas për ex-at këtu…

Xheneta: Një shembull po themi… Po them që për, meqë e kisha takuar një herë Kaderin, kur më ka bërë ai folloë mua, më ka ngacmuar, unë nuk ia kam kthyer.

Kaderi: Jo, nuk e vazhdoj. Për diçka kaq persona, nuk dua të flas.

Xheneta: Unë e kisha te esenca se kam pasur respekt për të. Nuk e di pse u mërzit kaq shumë.


Shtuar 8.06.2025 18:58