Deklarata e noterëve për Luizin, ish-banorja e “Big Brother” shpërthen ndaj Top Channel: Meritoni të falimentoni

“Fan Club” në Top Channel publikoi një video me dëshmi të noterëve të cilët tregonin se vula e noterit Luiz Ejllit i është hequr për shkak të mosprezencës në punë.

Ata gjithashtu u shprehën e i kanë dhënë 200 mijë lekë të rinj, pas kërkesës së tij me arsyetimin se kishte një problem shëndetësor, por pa e specifikuar se çfarë.

Por të shumta kanë qenë sulmet ndaj programit duke u akuzuar se po mundohet të dëmtojë imazhin e Luizit duke investiguar në të shkuarën e tij jashtë.

Për këtë ka reaguar dhe një nga ish-banoret e “Big Brother”, Gerta Shino duke shkruar se Luizit duhet të gjykohet për lojën brenda shtëipisë së BB VIP dhe se çfar bën jasht është punë për të.

“Gjithsesi, shpresoj shume qe Luizi te dali nga BB, sepse e meritoni te falimentoni! Se sa per ata te tjeret sdo marri njeri mundimin te ndezi TV! Dhe cna intereson ne kujt i ka Luizi borxh? Ata po gjykohen ne lidhje me lojen aty brenda, se si sillet ai me ata qe bashkjeton aty! Se kemi degjuar as tu kerkoj lek, as rroba, as ushqime! Per ate qe shofim ne eshge OnTop! Pastaj se ca ben jasht eshte puna tij!”, shkruan Gerta duke marrë mijëra pëlqime./albeu.com/


Shtuar 23.01.2023 09:52