Deklarata e fortë e Arbana Osmanit: Nuk e keni idenë çfarë bëhet në televizion…

Moderatorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani, e cila drejtoi me sukses dy sezonet e para të “Big Brother VIP Albania”, ka bërë një deklaratë të papritur në emisionin e saj “Mirëmbrëma Yje”, duke lënë të kuptohet për vështirësitë dhe ambientin toksik në televizion.

Lajmi i largimit të saj, ku u zëvendësua nga Ledion Liço, nxiti shumë aludime në rrjet për përplasje të mundshme me Top Channel.

Në rrëfimin e saj, ajo krahasoi botën e biznesit me atë të televizionit.

Kur fillova biznesin, më thonë të gjithë: ‘Ishe mirë në televizion. Do shohësh sa i egër është biznesi, çfarë të bën konkurrenca’”, u shpreh moderatorja.

Më pas, ajo shokoi me reagimin e saj, duke thënë: “Këta nuk e kanë idenë çfarë bëhet në televizion. Gjarpërinj dhe hardhuca”.

Kjo deklaratë e Arbanës, shërben si një shpjegim i fortë mbi ambientin e vështirë që mund të ketë ndikuar në vendimin e saj për t’u larguar nga moderimi i formatit më të ndjekur në Shqipëri.


Shtuar 3.10.2025 15:55