Deklarata “b*mbë” e Rogertit ndaj babait të Selinës: Psikologen kërkojeni për të

Spektakli i sotëm “Prime” është përfshirë nga debate të ashpra dhe tensione të forta, pasi banorët janë njohur me një deklaratë tronditëse që vinte nga jashtë shtëpisë.

Bëhet fjalë për reagimin e fortë të babait të Selinës ndaj Mirit, i cili ka shpërthyer duke kërkuar që t’i “matet perversiteti” dhe duke e akuzuar atë për situatat e krijuara me vajzën e tij.

Kjo deklaratë ka ndezur menjëherë gjakrat në dhomën e ndenjes, duke i ndarë banorët në kampe. Por, reagimi më i fortë dhe më i papritur erdhi nga Rogerti.

Ai ka zgjedhur t’i dalë në mbrojtje mikut të tij, Mirit, duke i bërë një thirrje publike dhe mjaft të drejtpërdrejtë babait të Selinës.

Me tone të ashpra, Rogerti e ka zhvendosur vëmendjen te vetë sjellja dhe fjalët e banores brenda shtëpisë:

“Babait të Selinës dua t’i them dy fjalë: Nganjëherë kur i hedh akuzat tjetërkujt, ndoshta shiko edhe në pasqyrë vajzën tënde që i bën ato veprime. Selin ka thënë që ‘unë ulem në gjunjë për ty Miri’, ‘unë të dua Miri’.”

Për ta mbyllur argumentin e tij dhe për të barazuar peshën e fajit, Rogerti theksoi se nuk mund të kryqëzohet vetëm njëri krah:

“Ndoshta psikologen mund ta kërkojnë edhe për vajzën e vet. Mos t’ia vënë fajin vetëm Mirit.”


Shtuar 21.02.2026 23:30

Tags: ,