Dalja e Fationit nga shtëpia e “Big Brother Vip 3”, ka bërë që Roza t’i kthehet keq Meritonit.
Gjatë darkës pas spektaklit, Roza i thotë Meritonit se kishte vendosur që të mos i fliste më, por me daljen e Fatjonit, do fillojë të merret sërish.
Roza: “S’do të flisja më me gojë, por me ikjen e Fationit me ty do merrem”.
Roza: “Tani do flasim bashkë. A ke të pasme të flasësh me mua”?
Meritoni: “Sa të duash”.
Roza: “Gorillë”.
Debati mes dy konkurrentëve të “Big Brother Vip 3”, ka vazhduar edhe më vonë.
Roza e akuzon Meritonin se “është ai lloj mashkulli që le femrat shtatzënë dhe largohet”.
Meritoni i thotë:“të ketë turp, për fjalët që nxjerr nga goja”.
Roza: “Ai djali yt e ka babanë gjallë. Mua më ka vdekur babai, unë ia ndjej mungesën. Po ai e ndjen mungesën tënde”?
Meriton: “Duhet të të vijë turp”.
Roza: “Po pse nuk po përgjigjesh, pse nuk thua Roza e ke gabim”?
Meriton: “Nuk kam pse të të jap përgjigje”.
Roza Lati: “Se është e vërtetë, se je nga ata çunat që lini shtatzënë lart e poshtë e s’mbani përgjegjësi për atë që bëni”.
Meriton: “Si nuk të vjen turp të nxjerrësh këto fjalë prej goje”?
Roza: “S’mban përgjegjësi dhe vjen këtu dhe ofendon femrat”.
View this post on Instagram
View this post on Instagram