Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë garën në “Big Brother VIP”

Ky prime ka nisur me debate të ashpra, ku protagonistë kryesorë ishin Rogerti dh Selin.

Rogerti ka folur me fjalë të ashpra për banoret, teksa sot ai ka dalë nga dera e kuqe, duke ndërprerë rrugëtimin në shtëpi.

Situata është tensionuar pasi Rogerti ka komentuar jetën seksuale të Selinës, duke u shprehur se e njeh atë nga jashtë dhe ka informacione për banoren. Selin nuk ka pranuar asnjë nga akuzat e Rogertit, ndërsa, përveç saj, në debat janë përfshirë edhe banorë të tjerë në shtëpi.

Pas këtyre deklaratave opinionistja Monika Kryemadhi ka kundërshtuar me tone të ashpra për deklaratat e Rogertit.

Monika: Të jem si mamaja e Selin apo e Mateos, të pres gjuhën nëse i thua ashtu fëmijës tim. Nëse nuk të vjen keq për mënyrën se si u flet, pse të vjen keq kur ta kthejnë ty? Më mirë dil sesa të flliqesh kështu.

Rogerti: Hapeni derën. Nuk më njihni mirë, po hapeni derën (Largohet.)


Shtuar 3.03.2026 21:45