Egla Ceno dhe Ilnisa Agolli janë përfshirë ditën e sotme në një debat të ashpër duke thumbuar njëra tjetrën në lidhje me pëlqimet dhe mardhëniet e secilës. Egla i është shprehur Ilnisës se është tradicionale në lidhje, por Ilnisa i është kthyer duke i thënë se çfarë i pëlqen.
Me tone ironie, gazetarja e ka pyetur nëse i pëlqejnë burrat e martuar apo e njejta gjini. Pas kësaj pyetje, debati mes tyre agravon dhe më shumë.
Pjesë nga biseda:
Ilnisa: Po na trego një çikë, nuk të pëlqejnë më të vegjël se vetja e?
Egla: Jo
Ilnisa: Të pëlqejnë më të mëdhenj se vetja, sa të mëdhenj?
Egla: Burra. Unë jam tradicionaliste në lidhje
Ilnisa: Si janë këta burra, se mos janë me ndonjë grua, e ke problem
Egla: Nuk jam kështu, mos më ngatërro me veten
Ilnisa: Te vegjël nuk i do?
Egla: Jo
Ilnisa: Oh shpirt i vogël
Egla; Të vjen keq ty! Nuk jam si ty, që u futet familjeve në mes
Ilnisa: Të pëlqen gjinia e njëjtë
Egla: Jam tradicionaliste. Ti po përdor thjesht atë çunin që është zero për të..
Ilnisa: Kur është ai zero, ti çfarë je? O ballokumja e shtëpisë
Egla: Është 10 vjet më i vogël se ty, ca po bën me atë
Ilnisa:Është 8
Egla: Është 10, je 38, ai është 28
Ilnisa: Unë bëra 37
Egla: Dukesh si 38
Ilnisa: Sa rëndë që je. Për cfarë e përdor marrdhënien time ti?
Egla: Të vjen keq që spo përdor asgjë
Ilnisa: Gjuhën nuk e përdor, mendohu një cikë mirë
Egla: Nuk jam e ftuar në një intervistë. Kur të dalësh mund të bësh një dokumentar mbi mua