Dea Mishel ka qënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të marrëdhënies së shumë përfolur mes saj dhe Kristit por më në fund çdo gjë është sqaruar pasi dyshja janë thjesht miq shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Që pas daljes nga shtepia e BBV, Dea Mishel ka qënë e pranishme në media. Ajo është një nga aktoret në filmin “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili pritet të publikohet së shpejti në kinema. Nëse mendoni se ky rol ishte krejt rastësisht për Dea Mishel, jua sigurojmë që jo, pasi duket se moderatoja po e konsideron seriozisht aktrimin.
Në një episod të “pyetje-përgjigje” me fansat, Dea ka shpjeguar për të gjithë se një projekt i ri, shumë i veçantë është në diskutim, duke shtuar se e ka me shumë emocione.
Por Dea nuk është ndalur me kaq, ish-banorja e BBV ka treguar gjithashtu se shumë shpejt do ta shohim në moderimin e një programi televiziv, për të cilin nuk ka dhënë shumë detaje.
Dea ka qënë një pjesë e skuadrës së programit “E diell” në Top Channel por nuk është ende e qartë nëse do të jetë pikërisht ky emisioni që do ta shohim sërish. Gjithashtu ajo ka qënë në rolin e jurisë në “She’s on Top”.