Ish banorja e BBVA, Dea Michelle është tallur disa herë me banoret e BBVK4.
Teksa ndjekësit i kanë kërkuar ta komentoj këtë reality show, Dea është përgjigjur se nuk do ta komentojë pasi do të futet si banore.
Mirëpo në foton e postuar ajo ka vendosur një filter, ku duket sikur të ketë bërë ndërhyrje estetike të ekzagjeruara.
Ku sërish ka lënë të kuptohet se vajzat e këtij edicioni të BBVK, kanë shumë ndërhyrje estetike.
”Nuk bej dot koment pasi jam pergaditur qe te futem si konkurrente. Shihemi aty”, ka shkruar ajo.
Kjo nuk është hera e parë që Dea ironizon banoret e BBVK, para disa ditësh ajo tha se ndoshta botoxi dhe filleri injektohen falë në Kosovë.

