Dea Mishel: Luizin e kam parë si të plagosur, është 10 hapa pas

“Jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe zgjedhjen e publikut”. Kështu u shpreh Dea Mishel prime-n e sotëm në “Big Brother VIP2”, duke iu referuar nominimit që bëri të martën.

Duke qenë se fitoi lojën e inteligjencës, Vëllai i Madh i dha të drejtën Deas që të nxirrte në nominim 3 banorë dhe ajo zgjodhi grupin “LEK”, Luizi-Efi-Kiara.

Dea shtoi se Luizin këtë javë e ka parë si të plagosur, ku ka bërë veç përpëlitje të vogla.

“Unë e di çfarë kam bërë, jam shumë e lumtur për zgjedhjen time dhe publikun. E shoh si të plagosur pa Efin. Ka bërë përpëlitje të vogla, zënka të vogla me Maestron dhe puthje me Kiarën. Është 10 hapa pas”, tha Dea Mishel.


Shtuar 7.02.2023 21:35