Data e nisjes dhe banori i parë, Vesa Luma sapo i nxorri Alaudin Hamitit “sekretet” e “Big Brother Vip Kosova”?

Formati “Big Brother Vip” do të zhvillohet për herë të parë këtë vit edhe në Kosovë, dhe fillimi i tij është paralajmëruar prej muajsh tashmë nga produksioni i reality-showt.

Ndonëse është njoftuar disa herë se kur do të nisë ky reality-show, akoma shikuesit janë në pritje të një date. Me sa duket publiku po e pret me padurim nisjen e programit, dhe kanë nisur të pyesin e miqtë e moderatorëve në lidhje me datën.

Kështu një ndjekës e ka pyetur këngëtaren Vesa Luma, në një bisedë virtuale në Instagram, se kur do të nisë “Big Brother Vip Kosova”, pasi ajo është mikeshë me moderatorin e reality-showt, Alaudin Hamitin.

Përgjigja e Vesa Lumës ishte data 28 nëntor: “Shumë e thjeshtë si spo jua merr mendja. Pasi më 28 nëntor ka përvjetorin Klan Kosova- besoj fuqishëm që ajo është data e nisjes. Imagjino të jetë e vërtetë.”

Teksa ka ripostuar përgjigjen e Vesa Lumës, Alaudin Hamiti shkruan: “Pse s’po tregon që po të presim edhe ty”, shoqëruar me disa emoji të qeshurash, ndërsa shton se e gjitha është një shaka.