Dasmë në horizont? Sara e Ledrit paska arritur deri te fustani i nusërisë (FOTO LAJM)

Ndonëse kanë shumë vite bashkë, dhe familja e tyre është zgjeruar me ardhjen në jetë të Poem, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, ende nuk e kanë kurorëzuar dashurinë në martesë. Sara tregoi para pak kohësh, se ishin në dilemë për dasmën, nëse do të bënin një festë të madhe apo diçka më private. Megjithatë, ajo tregoi se kur të vendosnin, do e ndanin lajmin me ndjekësit.

Por një foto e blogeres na ka bërë të dyshojmë se dasma është më afër sesa mendonim. Ajo ka publikuar në Instastory një foto, ku shihet në një ambient me fustane nusërie përreth. Blogerja ka bërë tag edhe stilisten e njohur nga Prishtina, Drenusha Xharra.

Mbase Sara i ka nisur përgatitjet duke zgjedhur madje edhe fustanin e bardhë… Ose është thjesht rastësi, dhe duhet të presim akoma për dasmën e një prej çifteve tanë më të dashur…


Shtuar 18.11.2021 15:40