Një tjetër dasmë ka ndodhur brenda shtëpisë së famshme të “Big Brother VIP Albania” teksa çifti i shumëpërfolur i këtij edicioni, Gjesti dhe Egli kurorëzuan dashurinë e tyre në një ceremoni mjaft speciale.
Si asnjëherë më parë, ai që kurorëzoi këtë lidhje ishte moderatori Ledion Liço, i cili nuk ishte i vetmi i ftuar special në këtë mbrëmje. Ish-banorë të tjerë morën gjithashtu pjesë, përmendim këtu Tirin, Krisën, Livia, etj si dhe Loredanën e eleminuar pak ditë më parë.
Ndërkohë dëshmitarë të kësaj dashurie ishin dy opinionistët Neda Balluku dhe Arbër Hajdari ndërsa atmosfera iu besua dyshes Remzie dhe Nexhat Osmani.
Kjo dasmë u zhvillua me kërkesë të vetë Gjestit, i cili dëshironte që në një dasmë të madhe dhe tradicionale të finalizohej lidhja e tij me Eglin.