showbiz

Dasma e vitit në showbiz? Bora dhe Donaldi gati të kurorëzojnë dashurinë

Flitet prej muajsh në çdo portal dhe aludimet kanë qenë të shumta, por duket se më në fund po merr formë një nga dasmat më të shumëpritura të showbiz-it shqiptar. Bëhet fjalë për çiftin shumë të komentuar, Bora Zemani dhe Donald Veshaj, të cilët sipas burimeve pranë tyre po përgatiten të kurorëzojnë dashurinë në një ceremoni që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithëve.

Burime të afërta me çiftin, të cituara nga Prive By Liberta Spahiu, bëjnë me dije se muaji korrik është piketuar si periudha kur Bora dhe Donaldi do t’i japin fund pritjes dhe do të thonë “po” në një dasmë që pritet të jetë ndër eventet më të përfolura të kësaj vere.

Të lidhura

None found

Edhe pse prej kohësh Bora Zemani ka zgjedhur t’i minimizojë zërat rreth martesës, duke i konsideruar shpesh si thashetheme sezonale, duket se kësaj here situata është më serioze se kurrë. Vetë Donaldi ka lënë të kuptohet qartë se planet për martesën nuk janë më thjesht ide, por një projekt konkret për këtë verë.

Në një intervistë të sinqertë në emisionin “Më lër të flas”, përballë vëllait të tij Romeo Veshaj, Donaldi foli hapur për planet që ai dhe Bora po ndërtojnë jo vetëm për ceremoninë e dasmës, por edhe për zgjerimin e familjes. Ai tregoi se aktualisht ndodhen në fazën e diskutimeve dhe organizimit të detajeve, duke ndarë edhe momente humori për debatet mes tyre lidhur me listën e të ftuarve dhe mënyrën si po e konceptojnë ceremoninë.

Sipas raportimeve, dasma pritet të zhvillohet në jug të Shqipërisë, buzë detit, në një ambient romantik dhe privat, larg zhurmës së kryeqytetit. Në këtë ceremoni mendohet të marrin pjesë familjarët, miqtë më të afërt dhe emra të njohur të ekranit, duke e kthyer eventin në një nga momentet më të rëndësishme të showbiz-it shqiptar këtë vit./Iconstyle

Tags: Boradonaldi

të fundit

Komisioni historik RMV-Bullgari mbyll takimin pa marrëveshje, raundi i radhës zhvillohet në Sofje

Takimi i fundit i Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore ndërmjet Bullgarisë dhe Maqedonisë së…

2 minutes ago

Gostivar, arrestohet 60-vjeçari që dyshohet se detyronte nënën e tij 80-vjeçare të lypte

Një 60-vjeçar nga Gostivari dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore e ka detyruar nënën e tij 80-vjeçare, e…

3 minutes ago

Karoglan nuk shihet në fotot para sfidës me Laçin, Partizani ngre pikëpyetje

Në postimin e fundit në rrjetet sociale të klubit të Partizanit, disa minuta para ndeshjes me Laçin, ekipi shfaqet duke…

5 minutes ago

Franca mobilizon 70 mijë efektivë për protestat: Do të ruajmë rendin!

Rreth 70 mijë efektivë policie dhe personel sigurie do të angazhojnë autoritetet franceze në të gjithë vendin me qëllimin siç…

11 minutes ago

Protestat për Arlindën hyjnë në javën e dytë: Kërkohen ndjekje penale dhe shkarkime ministrash

Me thirrjen “Me Arlindën përfundoni”, qytetarë të shumtë janë mbledhur sot në qendër të Prishtinës në protestën gjithëkombëtare kundër vrasjes…

12 minutes ago

Kosova ka aplikuar në SEPA: çfarë është dhe çfarë mund të ndryshojë për pagesat?

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) dhe, nëse vendi përfshihet në këtë…

13 minutes ago