Ribashkimi i Bora Zemanit dhe Donald Veshajt pas daljes së këtij të fundit nga “Big Brother” nuk është më një çështje që do diskutim, vëtëm se personazhet kryesorë nuk e kanë pranuar ende publikisht. Dhe kjo jo pa arsye, ata priten të shihen bashkë në televizion sezonin e ardhshëm dhe ribashkimi në ekran do ishte një sukses i garantuar.
Por duket se dikush i ka prishuir palnet çiftit dhe i ka publikuar foto nga pushimet në jug të vendit, që po i kalojnë bashkë, madje edhe me familjarët e tyre, konkretisht në Livadh.
Në foto Bora shihet në kafe me vëllain e vogël të binjakëve dhe më pas në një gomone, bashkë edhe me Donaldin, shkojnë në gjiret që janë më private.