Dj Geek dhe Vig Poppa publikuan dje projektin e tyre më të ri të titulluar “Futja Kepen”. Pjesë e videklipit është edhe diva e muzikës Dafina Zeqiri. Pas suksesit të menjëhershëm të këngës që tejkaloi 160 mijë klikime në pak orë në Youtube, Duffy ka ndarë një pjesë të klipit bashkë me disa fraza të tekstit, që janë përkthyer si thumb ndaj kolegëve të saj.
“Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë.”, shkruan Dafina.
Me kë e kishte artistja?!
Nuk jemi të sigurt se kujt ia ka dedikuar specifikisht këto rreshta, por kohët e fundit është përfolur për një krisje të raportit me Taynën.
“Thumbat” mes tyre në Instagram nuk kanë munguar, gjë që ka përforcuar dhe më shumë thashethemet se dyshja nuk janë më mikesha.