Moderatorja e njohur Kiara Tito, teksa ishte e ftuar në emisionin “Ndryshe” me Salsano Rapin dhe Elona Duron në Top Albania Radio, ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet që pritet të vijnë shumë shpejt.
Salsano e pyeti nëse ka qeshur më shumë me Luizin në fillim në BBV apo tani
Po, kemi qeshur shumë në fillim pasi tani kemi edhe zënka.
Për çfarë zihen ata më shumë?
Po ja tani si të gjithë çiftet…
E ndihmon Luizi, Kiarën me Lunën?
Më ndihmon, është një baba shumë i përkushtuar. Bebelinat nuk i ndërron, por e merr shëtitje…
Kur Salsano e pyeti nëse ajo është natyrë xheloze, moderatorja u përgjigj duke thënë se:
“Nuk jam natyrë xheloze unë. E kam shprehur edhe më parë që nuk më pëlqen që t’i fus vetes atë stresin sepse dihet që në një marrëdhënie po pati xhelozi dhe po u fiksove nuk është gjë e mirë. Do prishesh në një moment apo një tjetër. Se dhe dikujt i bëhesh e bezdisshme por edhe fillon dhe nuk të pëlqen vetja në momentin që transformohesh dhe fiksohesh me çdo gjë të mundshme”.
A është Kiara xheloze më pak se Luizi apo janë njësoj të dy?
Jo, kemi arritur në një moment që e njohim aq mirë njëri-tjetrin dhe nuk merremi me këtë pjesën fare. I kushtojmë rëndësi gocës, projekteve dhe të gjithë gjërave të tjera.
A flet akoma për BBV2 tani kur ulet me miqtë Kiara në tavolinë?
Unë kam qenë stratege, çfarë thua ti edhe një tullumbac mezor e shpova. (qesh) Jo, unë nuk flas për BBV dhe nuk më pëlqen që të komentoj së çfarë ka kaluar. Domethënë shoh më shumë përpara dhe nuk më pëlqen që të flas kur isha apo çfarë bëra sepse dukesh sikur mbetesh po në vend, sikur je po në atë vorbullën e Big Brother-it, por jo jeta vazhdon.