Coachella 2025, zbulohen yjet e muzikës që do marrin pjesë

Lady Gaga, Travis Scott, Green Day dhe Post Malone do të kryesojnë festivalin Coachella 2025, konfirmuan organizatorët.

Festivali do të mbahet në Empire Polo Grounds në Indio, Kaliforni në fundjavat 11-13 prill dhe 18-20 prill.
Formacioni përfshin gjithashtu Missy Elliot, Megan Thee Stallion, Charli XCX, Anitta, Benson Boone, FKA Twigs, Clairo, Zedd, Junior H, Jennie, Glorilla, Lisa, Mustard, Ivan Cornejo, Kraftwerk, Shaboozey, The Go-Gos dhe shumë të tjerët.

Post Malone konfirmoi paraqitjen e tij në festival të martën. Kjo do të jetë hera e tij e parë si titullar, pasi është shfaqur më parë në vitin 2018 dhe ka bërë disa paraqitje të ftuar gjatë viteve (më së fundi me Bad Bunny në 2022). Kjo është paraqitja e dytë e Gaga-s në Coachella, pas paraqitjes së saj në 2017.

Green Day do të performojë në Coachella si grup për herë të parë, megjithëse frontmeni Billie Joe Armstrong u shfaq si anëtar i Replacements në 2014.

Scott është planifikuar si titullari i katërt, duke marrë të njëjtin vend që mbajti No Doubt në 2024. Në një deklaratë për shtyp, përfaqësuesit e Scott deklarojnë se ai është planifikuar të kryesojë skenën kryesore të shtunën mbrëma “ku do të bëjë debutimin e tij në botë në një një epokë krejt e re e muzikës”.

Festivali 2023 u kryesua nga Lana Del Rey, Doja Cat, No Doubt dhe Tyler.


Shtuar 21.11.2024 19:14